Can Erözden
14 Shkurt 2019•Përditësim: 15 Shkurt 2019
STAMBOLL (AA) - Policia e Turqisë sot arrestoi tre të dyshuar si pjesë e hetimit në lidhje me shembjen e ndërtesës në Stamboll javën e kaluar, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas burimeve policore, të arrestuar janë shefja e projektit Suzan Çayır, tekniku i ndërtimtarisë Uğur Mısıroğlu dhe teknikja e sigurisë Arzu Keleş Boran.
Ndërtesa shtatëkatëshe në lagjen Kartal të Stambollit u shemb më 6 shkurt për arsye të panjohura.
Njëzet e një persona humbën jetën në këtë incident, ndërsa 14 u shpëtuan nga rrënojat.