Emre Gürkan Abay
12 Shkurt 2019•Përditësim: 12 Shkurt 2019
MOSKË (AA) - Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i ka dërguar mesazh ngushëllimi homologut turk Recep Tayyip Erdoğan për viktimat që humbën jetën si pasojë e shembjes së një ndërtese në Stamboll javën e kaluar, transmeton Anadolu Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë të lëshuar nga Ambasada e Rusisë thuhet se Putin i ka shprehur ngushëllime të thella presidentit Erdoğan dhe ka uruar shërim të shpejtë për të lënduarit.
Ndryshe, 21 persona humbën jetën dhe 14 u lënduan si pasojë e shembjes së ndërtesës në lagjen Kartal të metropolit turk më 6 shkurt.