Jeyhun Aliyev
06 qershor 2020•Përditësim: 07 qershor 2020
Një ushtar turk ra dëshmor dhe dy të tjerë u plagosën në një sulm ndaj një ambulance të blinduar në veriperëndim të Sirisë, tha Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë të premten, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Shënjestrat e përcaktuara në rajon u futën menjëherë nën zjarr nga makineritë tona dhe u dha përgjigja e nevojshme", tha ministria në një deklaratë të shkruar për incidentin që ndodhi në provincën e Idlibit.
Ministria shprehu ngushëllime familjes së dëshmorit, Forcave të Armatosura Turke dhe kombit turk, duke uruar shërim të shpejtë për të plagosurit.
Këtë mars, Ankaraja dhe Moska ranë dakord për një protokoll që kërkon nga palët të "ndërpresin të gjitha veprimet ushtarake përgjatë vijës së kontaktit në zonën e deeskalimit të Idlibit".
Idlibi bie brenda zonës së deesklaimit të parashikuar në marrëveshjen midis Turqisë dhe Rusisë në fund të vitit 2018. Regjimi Sirian dhe aleatët e tij, megjithatë, kanë thyer në mënyrë të vazhdueshme kushtet e armëpushimit, duke kryer sulme të shpeshta brenda zonës.
Zona e deskalimit aktualisht është vend strehimi i katër milionë civilëve, përfshirë qindra mijëra të zhvendosur në vitet e fundit nga forcat e regjimit në gjithë vendin e shkatërruar nga lufta.
Turqia është angazhuar për të mbrojtur popullsinë lokale civile, si dhe të pastrojë rajonin më të gjerë nga elementet terroriste.