Një tërmet me magnitudë 5 godet pjesën lindore të Turqisë
Siç ka njoftuar AFAD, tërmeti ndodhi në thellësi prej 7 kilometrash në qarkun Pütürge të Malatya-s
Ankara
Drejtoria për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) e Turqisë ka bërë të ditur se një tërmet ma magnitudë 5 ka goditur sot pjesën lindore të vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Siç ka njoftuar AFAD, tërmeti ndodhi në thellësi prej 7 kilometrash në qarkun Pütürge të Malatya-s.
Tërmeti, i cili është ndjerë edhe në provincat përreth, ndodhi në orët e mbrëmjes.
Guvernatori i Malatya-s, Aydın Baruş, për AA tha se nuk janë raportuar viktima deri më tani, ndonëse situata po vëzhgohet akoma.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.