Cihan Okur
11 janar 2016•Përditësim: 12 janar 2016
AMASYA (AA) - Këpucëtari 91 vjeçar Selahattin Telli i cili ka 4 fëmijë dhe 15 nipër e mbesa jeton në qarkun Tashova të qytetit Amasya të Turqisë. Ai plotë 80 vjet e vazhdon profesionin e tij të cilin e do shumë, raporton Anadolu Agency (AA).
91 vjeçari Telli profesionin e mësoi nga babai i tij në fëmijëri. Ai e vazhdon këtë profesion në një dyqan të vogël dhe paraqet shembull për disiplinën dhe vendosmërinë e punës për të rinjtë.
Telli pavarësisht kushteve të motit dhe problemeve shëndetësore, çdo ditë e hap dyqanin e tij duke udhëtuar 15 kilometra.
Selahattin Telli për gazetarin e AA-së tha se përskaj 80 viteve të mbijetuara e bën profesionin e tij me dashuri siç ka qenë në ditët e para.
Telli tregon se këtë profesion e ka mësuar nga babai i tij në moshën 10-11 vjeçare. "Ishim duke punuar në këtë dyqan së bashku me babanë dhe 2 vëllezërit e mi. I humba vëllezërit dhe babanë. Tani nuk ka askush nga familja që e bën këtë profesion", thotë këpucëtari 91-vjeçar.