Almir Terzic
11 Janar 2016•Përditësim: 12 Janar 2016
SARAJEVË (AA) -Me urdhër të Prokurorisë së Bosnjë e Hercegovinës (BeH), pjesëtarët e Agjencisë Shtetërore të Hetimit dhe Sigurisë (SIPA) të BeH-së kanë arrestuar dy persona të dyshuar për pengim të punës së gjykatës, raporton Anadolu Agency (AA).
Duke vepruar me urdhër të Prokurorisë dhe me urdhër të Gjykatës së BeH-së, pjesëtarët e SIPA-s, kanë arrestuar Bakir Dautbashiçin, i lindur në vitin 1968 dhe Bilsen Shahman, i lindur në vitin 1971.
Privimi nga liria është rezultat i operacionit kompleks, i cili nën mbikëqyrjen e prokurorëve, është kryer nga pjestarët e SIPA-s, operacionin e koduar "Kukulla 2 (Lutka)".