Beyza Binnur Dönmez
28 Maj 2023•Përditësim: 29 Maj 2023
Kreu i Këshillit Suprem Zgjedhor i Türkiyes (YSK), Ahmet Yener, ka bërë të ditur se Recep Tayyip Erdoğan është rizgjedhur president i Türkiyes në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, raporton Anadolu.
Duke folur për gazetarët në kryeqytetin Ankara, kreu i YSK-së tha se në raundin e dytë të zgjedhjeve Erdoğan fitoi presidencën e Türkiyes kundrejt kandidatit të opozitës, Kemal Kılıçdaroğlu.
Sipas rezultateve jozyrtare, tha Yener, presidenti aktual turk fitoi garën zgjedhore me 52,14 për qind të votave, ndërsa Kılıçdaroğlu grumbulloi 47,86 për qind të votave. Ai shtoi se deri më tani në mbarë vendin janë hapur 99,43 për qind e kutive të votimit.
Mbi 64,1 milionë qytetarë turq kishin të mundësinë të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës, duke përfshirë mbi 1,92 milion të cilët hodhën votën e tyre në qendrat e votimit jashtë shtetit.
Më 14 maj, në raundi ne parë, asnjë kandidat nuk arriti të sigurojë 50 për qind të votave të kërkuara, duke çuar zgjedhjet në raundin e dytë, megjithëse Erdoğan kryesoi me 49,52 për qind të votave.
Atë ditë, në raundin e parë, Aleanca e Popullit e udhëhequr nga Erdoğan gjithashtu fitoi një shumicë në parlamentin turk.