Turqia

Raketa HISAR-D RF e kompanisë turke Roketsan godet objektivin me saktësi të plotë

Ikinci tha se HISAR-D RF është "mburoja e sigurisë së Atdheut Ajror", duke shtuar se raketa që goditi objektivin e saj me saktësi të plotë, ka dëshmuar edhe një herë besueshmërinë e saj

Abdulbesar Ademi  | 05.11.2025 - Përdıtësım : 05.11.2025
Raketa HISAR-D RF e kompanisë turke Roketsan godet objektivin me saktësi të plotë

Shkup

Raketa e mbrojtjes ajrore HISAR-D RF e kompanisë turke të mbrojtjes Roketsan ka goditur një objektiv në lartësi të ulët me saktësi të plotë gjatë një testi të qitjes reale, raporton Anadolu.

Drejtori i përgjithshëm i kompanisë Roketsan, Murat Ikinci, në një postim në platformën turke të mediave sociale NSosyal tha se HISAR-D RF është "mburoja e sigurisë së Atdheut Ajror", duke shtuar se raketa që goditi objektivin e saj me saktësi të plotë, ka dëshmuar edhe një herë besueshmërinë e saj.

Ikinci theksoi se ata vazhdojnë të punojnë për sigurinë e Atdheut Ajror me sisteme që forcojnë mbrojtjen e Kupolës së Çelikut.

Raketa e mbrojtjes ajrore HISAR-D RF ka goditur me sukses objektivat e saj edhe në disa teste të mëparshme.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.