Esra Tekin
25 Dhjetor 2024•Përditësim: 25 Dhjetor 2024
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka uruar të krishterët me rastin e festës së Krishtlindjeve, duke u uruar atyre paqe dhe lumturi, transmeton Anadolu.
Sipas Drejtorisë së Komunikimit të Türkiyes, presidenti Erdoğan në mesazhin e tij tha se me “rastin e Krishtlindjeve u shpreh urimet e mira të përzemërta qytetarëve tanë që ndjekin besimin e krishterë”.
“Si në historinë e qytetërimit tonë, sot ne mbetemi të përkushtuar për të siguruar që të mos bëhen dallime mes njerëzve në bazë të origjinës, racës, gjuhës, fesë ose sektit”, tha Erdoğan.
“Për ne është me rëndësi të madhe që të gjithë qytetarët tanë të jenë në gjendje të jetojnë të lirë sipas kulturës, fesë dhe traditave të tyre”, shtoi ai.
Gjeografia e Türkiyes, theksoi presidenti turk, ka ofruar një strehë për të gjithë ata që ikin nga konflikti, lufta, shtypja ose persekutimi.
“Vendi ynë, mes konflikteve dhe paqëndrueshmërisë rajonale, është një vend ku të gjithë qytetarët tanë, pavarësisht nga feja, besimi, prejardhja etnike apo sekti i tyre, mund të jetojnë me siguri për të ardhmen e tyre, në paqe, harmoni dhe siguri”, tha Erdoğan.
“Uroj edhe një herë të gjithë të krishterët, veçanërisht qytetarët tanë të krishterë, me rastin e Krishtlinjdes dhe u uroj paqe, lumturi dhe mirëqenie”, tha ai në fund të urimit.