Merve Yıldızalp
23 Dhjetor 2015•Përditësim: 23 Dhjetor 2015
ANKARA (AA) - Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se pavarësisht përkatësive fetare, besimeve, etnike dhe sektare Turqia ka qenë shkak i krenarisë. Ai tha se vendi duke patur një pozitë të tillë gjeografike mundëson që të gjithë qytetarët e saj të jetojnë të sigurtë, në paqe dhe qetësi për të ardhmen e tyre, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas një deklarate me shkrim nga qendra për shtyp e Presidencës së Turqisë theksohet se Erdoğan me rastin e festës së Krishtlindjeve ka uruar qytetarët e besimit të krishterë.
"Ne të cilët jemi kundër të gjitha formave të racizmit, diskriminimit në kuadër të vlerave të qytetërimit që i përkasim, ekzistencën e feve dhe kulturave të ndryshme e konsiderojmë si një pasuri", deklaroi Erdoğan. Ai më tej tha se se si rezultat i zbatimit të vlerave në fjalë pozita gjeografike e Anadollit ka qenë një çati mbrojtëse dhe një port i sigurtë për të gjithë ata që janë larguar nga lufta, konfliktet, diskriminimi dhe presioni.
"Pavarësisht përkatësive fetare, besimeve, etnike dhe sektare të vendit tonë, kjo për të gjithë ne ka qenë shkak i krenarisë duke qenë një pozitë gjeografike që të gjithë qytetarët të vazhdojnë të jetojnë të sigurtë, në paqe, qetësi dhe në siguri për të ardhmen e tyre. Ne edhe në të ardhmen do të vazhdojmë ta vërejmë si një pasuri këtë llojshmëri në vendin tonë dhe gjithashtu do të vazhdojmë të ndërtojmë të ardhmet tona në kuadër të respektit të ndërsjellë", tha presidenti Erdoğan.
"Për qytetarët tanë të krishterë të cilët i përkasin kishave, sekteve, dhe traditave të ndryshme të cilët festojnë Krishtlindjet në kuadër të besimeve të tyre unë uroj që ato të shërbejnë për të ndihmuar në forcimin e ndjenjës së unitetit dhe bashkimit. Me këto ndjenja dhe mendime, kryesisht qytetarëve tanë të krishterë dhe gjithë botës së krishterë iu uroj edhe njëherë Krishtlindjet, iu uroj atyre shëndet të mirë" ka pohuar ndër të tjera në mesazhin e tij presidenti Erdoğan.