Davit Kachkachishvili
25 Dhjetor 2022•Përditësim: 26 Dhjetor 2022
Besimtarët katolikë në Ukrainë kremtojnë festën e Krishtlindjeve nën hijen e luftës që vazhdon me Rusinë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ndërsa lufta Rusi-Ukrainë që filloi më 24 shkurt vazhdon, festa e Krishtlindjeve u festua nga katolikët që jetojnë në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, nën tingëllimat e sirenave.
Pavarësisht sirenave për shkak të alarmit për sulmeve ajrore që vazhduan për rreth dy orë në mëngjes, në gjithë vendin përfshirë Kievin, besimtarët katolikë u mblodhën në katedralen Shën Nicholas në kryeqytet me rastin e festës.
Sot në Ukrainë festën e Krishtlindjeve e kremtojnë edhe disa komunitete ortodokse.