Kemal Karadağ
18 Shkurt 2017•Përditësim: 19 Shkurt 2017
ANKARA (AA) - Forcat e armatosura turke (TSK), në ditën e 179-të të ofensivës "Mburoja e Eufratit", kanë goditur 104 fortesa të organizatës terroriste DEASH në veri të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në operacionet ajrore dhe sulmet altilerike janë neutralizuar 16 terroristë.
Ofensiva "Mburoja e Eufratit" ka filluar më 24 gusht të vitit 2016 në veri të Sirisë për të neutralizuar kërcënimet terroriste me fokus ndaj DEASH-it dhe për të forcuar sigurinë në zonën kufitare siriano-turke.
Ofensiva është duke u kryera nga forcat opozitare siriane, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare për vetëmbrojtje, ndërsa ata mbështeten nga forcat turke.