İzzet Mazi
09 Shtator 2016•Përditësim: 09 Shtator 2016
KILIS (AA) - Njoftohet se në rajonin Kilis të Turqisë është hedhur një predhë e cila ka rënë në një hapësirë ta pabanuar, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra mësohet se predha e raketës së hedhur nga Siria ka rënë në hapësirën në afërsi të tyrbes Şıh Mehmet në lagjen Bölük e cila ndodhet pranë kufirit.
Ndër të tjera mësohet se në ngjarje nuk ka patur humbje të jetëve apo dëmtime të pronës, por se në vendin ku predha e raketës ka rënë është formuar një gropë. Ndër të tjera bëhet e ditur se ekipet e xhandarmërisë kanë rrethuar zonën dhe kanë mbledhur copat e predhës për t'u shqyrtuar nga një ekip ekspertësh.
Njësitë e forcave të armatosura turke të vendosura në kufi pas përcaktimit të koordinatave kanë qëlluar me obuzët stuhia dhe multi raketa hedhëse.