Gani Cihan Eser,Hasan Namlı
24 Gusht 2016•Përditësim: 24 Gusht 2016
DİYARBAKIR (AA) - Si pasojë e sulmit të armatosur nga ana e terroistëve të PKK-së në qarkun Lice të qytetit Diyarbakır të Turqisë, 4 ushtarë kanë rënë dëshmorë, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra nga organet kompetente, në sulmin të armatosur të kryer nga terroristët e PKK-së ndaj ekipeve të cilët patrullonin autostradën "Diyarbakır-Bingöl 2", në fillim dy ushtarë kishin rënë dëshmorë, ndërsa 4 të tjerë ishin plagosur, prej të cilëve dy në gjendje të rëndë.
Njoftohet se më vonë dy ushtarët e plagosur rëndë, pavarësisht ndërhyrjes në spitalin ushtarak në Diyarbakır kanë rënë dëshmorë.
Gjithashtu bëhet e ditur se vazhdon trajnimi në spitalin ushtarak në Diyarbakır i dy ushtarëve të tjerë të plagosur, ndërsa theksohet se vazhdon operacioni për kapjen e terroristëve.