Ahmet Sertan Usul
24 Nëntor 2021•Përditësim: 24 Nëntor 2021
Ministria e Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë njoftoi se 2 terroristë të PKK-së janë neutralizuar në rajonin e operacionit "Kthetra e Tigrit", në veri të Irakut, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes thuhet se lufta kundër terrorizmit po vazhdon në mënyrë efektive dhe me vendosmëri.
"Ushtari i cili iu përgjigj zjarrit të ngacmimit me automjete mbështetëse zjarri në rajonin e operacionit 'Kthetra e Tigrit' në veri të Irakut, neutralizoi 2 terroristë të PKK-së", thuhet në deklaratë.