Nazlı Yüzbaşıoğlu
02 Tetor 2017•Përditësim: 02 Tetor 2017
ANKARA (AA) - Turqia ka dënuar sulmin e armatosur të kryer në festivalin muzikor në Las Vegas të SHBA-ve, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë të publikuar nga Ministria e Jashtme e Turqisë është shprehur keqardhja e thellë për sulmin e armatosur të kryer gjatë një koncerti muzikor, në Las Vegas, i cili ka shkaktuar vdekjen dhe plagosjen e një numri të madh të personave.
"Dënojmë këtë sulm kërcënues, dhe ndajmë dhimbjen me popullin amerikan. Mëshira e Allahut qoftë mbi personat që kanë humbur jetën në sulm dhe urojmë shërim të shpejtë për personat e plagosur. Ne përsërisim edhe një herë se jemi në solidaritet me SHBA-të kundër këtij sulmi të dhimbshëm", thuhet në deklaratë.
Ndër të tjera në deklaratën ku thuhet se Turqia po ndjek zhvillimet në lidhje me ngjarjen theksohet se "Nëpërmjet kryekonsullatës tonë në Los Angeles, autoriteteve lokale të sigurisë dhe spitaleve po informohemi nëse ka apo jo nga qytetarët tanë mes të vdekurve dhe të plagosurve."
Policia e Las Vegasit kishte njoftuar se nga kati i 32-të i hotelit Mandalay Bay është hapur zjarr mbi pjesëmarrësit në një koncert, ku si pasojë kanë humbur jetën të paktën 50 persona dhe janë plagosur mbi 200 të tjerë.