Özcan Güney
19 Janar 2016•Përditësim: 20 Janar 2016
YOZGAT (AA) - Mulliri shekullor me ujë në fshatin Karahacili në qytetin Yozgat të Turqisë është duke sfiduar teknologjinë, raporton Anadolu Agency (AA).
Mulliri i cili është bërë para 100 vitesh dhe rrota e të cilit rrotullohet me ujin që vjen nga kanali i hapur në largësi prej 1 kilomteri, pavarësisht zhvillimeve teknologjike vazhdon të bluajë grurin e fshatarëve.
Gjashtëdhjetë e shtatë vjeçari Abdullah Uzun i cili vazhdon ta rrotullojë rrotën e mullirit historik më shumë se gjysëm shekulli, në deklaratën për gazetarin e AA-së tha se mulliri i ujit i cili është bërë para 100 vitesh vazhdon ta kryejë detyrën e tij pa asnjë problem.
"Ky mulli i ka mbetur babait tim nga gjyshi, ndërsa nga babai im mua. Është bërë nga ana e fshatarëve para 100 vitesh kur në fshat nuk ka patur mulli. Gjyshi im duke e marrë gurin dhe rrotën e saj ka nisur të punojë me të. Pas gjyshit dhe babait tim tani unë jam duke e rrotulluar gurin e mullirit", thotë Uzun.
Ai foli në lidhje me punën e mullirit. "Uji i cili kalon nga ulluku i mullirit arrin në rrotën dhe mulliri nis të punojë. Shumë banorë të fshatrave përreth vijnë këtu për të bluar grurin. Mielli i bluar në këtë mulli përdoret më shumë nga njerëzit me diabet sepse është tërësisht natyror", shpjegon 67-vjeçari Uzun.
"Çdo ditë vij herët në mëngjes dhe e çeli mullirin. Mulliri punon 10 muaj në vit. Gruri që vjen nga fshatrat përreth e bluaj çdo ditë këtu. Fshatarët me miellin e bluar këtu gatuajnë bukë në shtëpitë e tyre. Edhe unë mbijetoj nga kjo punë, falë këtij mulliri. Derisa ka ujë ky mulli do të punojë. Do të vazhdoj të punoj me mullirin e ujit të cilin ma ka trashëguar babai deri sa të jetoj. Shqetësimi im është se pas meje nuk do të ketë kush ta rrotullojë gurin e mullirit", tha Uzun.
- Kifleja në prush sjellë kënaqësi
Uzun në vazhdim thotë se ata që vijnë për të bluar grurin gjithashtu interesohen për kiflen që bëhet nga mielli natyror. Sipas tij, kifleja autoktone në vend është ushqimi natyror për të sëmurit e diabetit. "Të gjithë të cilët e provojnë e pëlqejnë shumë. Për shkak se është e papërzier kifleja nuk prishet", tregon mes tjerash Uzun.