Kemal Karadağ
07 maj 2017•Përditësim: 07 maj 2017
ANKARA (AA) - Ministri turk i Drejtësisë, Bekir Bozdağ, është nisur për në SHBA, për një vizitë pune, ku do të kërkojë arrestimin e përkohshëm dhe ekstradimin e krye terroristit të FETO-s, Fetullah Gylen, raporton Anadolu Agency (AA).
Vizita e ministrit të Drejtësisë, vjen pak përpara vizitës së Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan në SHBA. Ai pritet të zhvillojë një takim me homologun e tij amerikan, Jeff Sessions gjatë ditës së sotme.
Bozdağ pritet që gjatë këtij takimi të njohë homologun e tij për 4 dosjet e dorëzuara në lidhje me krye terroristin Gylen. Ndërsa thuhet se bashkë me to, ai do të dorëzojë edhe fakte të tjera shtesë që tregojnë implikimin e Gylen-it në drejtimin e tentativës për grusht shteti më 15 korrik.
Ministri turk do ti rikujtojë homologut të tij marrëveshjen mes Turqisë dhe SHBA-së për ekstradimet dhe do të vërë në dukje gjithashtu se arrestimi i tij i përkohshëm është i domosdoshëm.
Ndërsa në takim thuhet se do të diskutohet edhe për dërgimin e dosjeve gjykatave për shqyrtim.
"Lufta dhe përpjekja e Turqisë do të vazhdojë"
"Tema e takimit dhe diskutimit tonë do të jetë arrestimi i përkohshëm dhe ekstradimi i krye terroristit Fetullah Gylen. Herët ose vonë do ta marrim atë nga aty ku është dhe do ta sjellim në Turqi, si dhe do tija dorëzojmë atë drejtësisë turke", është shprehur ministri Bozdağ gjatë një fjalimi në një takim në qytetin Yozgat gjatë ditës së djeshme. Ndërsa duke vënë në dukje se përpjekja dhe lufta e Turqisë do të vazhdojë në këtë drejtim, Bozdağ ka theksuar se militantët e FETO-s kohët e fundit janë duke nxjerrë lajme spekulative në lidhje me vizitën e tij dhe se ai do të jetë bashkë me disa prokurorë në këtë vizitë për të folur mbi detaje teknike.