Hatice Şenses Kurukız
19 Nëntor 2018•Përditësim: 19 Nëntor 2018
STAMBOLL (AA) – Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm dhe Kryeredaktori i Përgjithshëm i AA-së, Metin Mutanoğlu deklaroi se palestinezët për rreth gjysmë shkekulli jetojnë nën pushtimin e Izraelit, por që forcat ndërkombëtare nuk dëshirojnë t’i shohin ata, raporton Anadolu Agency (AA).
“Komuniteti ndërkombëtar në vend se të ndihmojë popullin palestinez po merret me çështjet e veta. Çdo gjë që ndodh në Palestinë menjëherë ndikon edhe në Turqi. Sepse njerëzit tanë, çështjen e Palestinës e shohin si çështje të tyre”, thotë ai.
Mutanoğlu mori pjesë në konferencën me temën “E ardhmja e Palestinës në Mediat Universale”, të organizuar nga Media Ndërkombëtare Palestineze dhe Forumi i Komunikimit.
Mutanoğlu gjatë fjalimit në një panel shprehu ngushëllimet e tij për vrasjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi në Konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll. Ai theksoi se Khashoggi është një nga mbrojtësit kryesorë të të drejtave të njeriut në botën arabe.
Sipas tij, populli turk sulmet e kryera në Gaza dhe Palestinë i sheh si sulme të kryera ndaj tokave të veta. “Një nga problemet është vetëdijësimi për çështjen palestineze në fushën ndërkombëtare. Populli i Palestinës është një popull që për rreth më shumë se gjysmë shekulli po jeton nën presion. Në Turqi ka njerëz të shumtë që këtë çështje e shohin si çështje të tyre. Nuk ka ndonjë problem për këtë temë, por themeli i problemeve është që liderët në gjeografinë arabe janë të lidhur dhe janë pranë Amerikës më shumë se sa që duhet", thotë Mutanoğlu duke shtuar se:
"Duhet të flasim se cilat mjete duhet t’i përdorim duke i folur botës për çështjen palestineze. Palestinezët për 50-60 vite jetojnë nën pushtimin e Izraelit por për fat të keq fuqitë ndërkombëtare nuk duan që t’i shohin ata. Komuniteti ndërkombëtar në vend se të ndihmojë popullin palestinez merret me çështjet e veta. Çdo gjë që ndodh në Palestinë menjëherë ndikon edhe në Turqi. Sepse njerëzit tanë çështjen e Palestinës e shohin si çështje të tyre”.
“Këtu ndodhet problemi i pabarazisë
Akademiku dhe aktivisti politik palestinez Azzaz Tamimi gjatë fjalimit të tij në konferencë tha se “Ne ishim një popull që jetonim në tokat tona por një popull tjetër që ka probleme përpiqet që problemet e tyre t’i zgjidhë në tokat tona dhe nuk i do muslimanët”.
Ai thotë se “Këtu ndodhet problemi i pabarazisë”. Tamimi tha se “Për zgjidhjen e çështjes së Palestinës së pari duhet të eliminohet ky problem. Si mund të merreni vesh me ta kur ata ju shohin juve më poshtë se ta dhe e shohin se e kanë me të drejtë pushtimin e tokave tuaja? Për këtë arsye nëse ka njerëz të cilët mendojnë se mund të bëjmë një marrëveshje me Izraelin, ata kanë humbur dëshirat e tyre për përpjekje”.
Ndërkaq akademiku Farid Abudhier deklaroi se nuk janë të suksesshëm për të kundërshtuar Izraelin në mënyrë ushtarake dhe ekonomike, por shtoi se në këtë aspekt mediat duhet të jenë më të fuqishme dhe të japin përgjigje më të ashpra.
Duke theksuar tani praninë e internetit dhe të rrjeteve sociale, Abudhier tha se “Edhe pse ende nuk mund të japim përgjigje aq sa duhet kundër medias së fuqishme të Izraelit, përderisa në dorën tonë kemi kaq mjete, kemi mundësinë që të arrijmë te çdo njeri në botë. Kemi mungesë të planit strategjik, gjuhës dhe të informacioneve. Mediat ndërkombëtare këtë temë e vendosin në axhendë vetëm kur në Palestinë ka viktima e masakra. Kur flitet për pushtim, padyshim se do të ketë viktima, por pse ne presim që të japim viktima për të folur për këtë? Në vendin ku ka pushtim ndodhin edhe masakrat”.