Turqia

Turqi, rrëzohet një avion trajnimi

"Ende nuk dihet shkaku i rrëzimit. Nuk dihet nëse bëhet fjalë për kushtet atmosferike ose shkaqe teknike", tha guvernatori Hasan Karahan

Can Erözden  | 19.11.2018 - Përdıtësım : 20.11.2018
Turqi, rrëzohet një avion trajnimi

Denizli

DENIZLI (AA) - Një avion trajnimi është rrëzuar në provincën Denizli në Turqinë perëndimore, ndërsa ekipet e emergjencës janë dërguar në vendin e ngjarjes, njoftoi guvernatori Hasan Karahan, raporton Anadolu Agency (AA).

"Avioni i ngritur nga Aeroporti Çıldır në Aydın është rrëzuar në distriktin Merkezefendi, ndërsa në bord është njoftuar të kenë qenë dy persona", tha Karahan për AA.

"Ende nuk dihet shkaku i rrëzimit. Nuk dihet nëse bëhet fjalë për kushtet atmosferike ose shkaqe teknike. Janë duke u bërë përpjekje të shkohet në zonën ku supozohet të ketë rënë avioni, sipas koordinatave të dhëna. Aviacioni civil, AFAD (Agjencia për Menaxhimin e Katstrofave dhe Emergjencave) dhe ekipet e tjera po përpiqen të arrijnë deri te avioni", tha guvernatori i provincës Denizli, Karahan.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın