Satuk Buğra Kutlugün
26 Qershor 2018•Përditësim: 26 Qershor 2018
ANKARA (AA) – Kryetari i partisë më të madhe opozitare në Turqi, Parti Popullore Republikane (CHP), Kemal Kılıçdaroğlu, deklaroi se për pozitën e tij dhe ndodhitë brenda partisë do të vendosin anëtarët e saj, raporton Anadolu Agency (AA).
Kılıçdaroğlu në selinë e CHP-së në Ankara tha se demokracia ishte fituese e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të së dielës në Turqi.
“I vetmi humbës në këto zgjedhje është AK Partia e cila humbi shtatë për qind të votave nga zgjedhjet e kaluara”, tha Kılıçdaroğlu.
Ai komentoi edhe rezultatin zgjedhor të kandidatit presidencial të CHP-së, Muharrem Ince, duke thënë se numri i votave të fituara është nën pritjet.
“Duhej të fitonte më shumë vota, ishte nën pritjet. Ashtu më tha edhe vet. Ishim dakord gjatë fushatës, është i ri dhe shumë ka punuar”, tha Kılıçdaroğlu.
Sipas rezultateve paraprake të 99.99 për qind të votave të numëruara në zgjedhjet presidenciale në Turqi të dielën fitoi presidenti aktual Recep Tayyip Erdogan me 52.5 për qind të votave. Kandidati i CHP-së Ince fitoi mbështetjen e 30.6 për qind të votuesve.
Komisioni i Lartë Zgjedhor i Turqisë njoftoi se të gjitha fletëvotimet janë numëruar dhe se rezultatet zyrtare do të shpalosen më 5 korrik.