Kurbani Geyik,Enes Kaplan
23 Dhjetor 2015•Përditësim: 23 Dhjetor 2015
ANKARA (AA) - Kryeministri turk Ahmet Davutoglu me qëllim të shkëmbimit të ideve në lidhje me kushtetutën e re, reformat, buxhetin dhe aktet nënligjore do të takohet me liderët e partive opozitare të cilët kanë grupe paramentare në Kuvendin e Madh Kombëtar të Turqisë (TBMM), raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas deklaratës nga Kabineti i kryeminstrit, Davutolgu më 30 dhjetor të mërkurën do të takohet me kryetarin e CHP-së (Partia Republikane Popullore) dhe me kryetarin e HDP-së (Partia Demokratike Popullore) ndërsa më 4 janar të hënën do të takohet me kryetarin e MHP-së (Partia e Lëvizjes Nacionaliste).
Madje, në njoftim thuhet se në takimet të cilat do të mbahen në Kuvendin e Madh Kombëtar të Turqisë (TBMM), kryeministri Davutoglu me liderët e partive opozitare do të bëjë shkëmbimin e ideve.