Hakan Ceyhan Aydoğan
27 Dhjetor 2016•Përditësim: 27 Dhjetor 2016
MOSKË (AA) - Ministria ruse e Mbrojtjes ka deklaruar se është gjetur kutia e zezë e avionit tip Tu-154 i cili u rrëzua në Detin e Zi, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas një deklaratë të ministrisë e cila është publikuar sot në mediat ruse, kutia është gjetur sot gjatë orëve të para të mëngjesit rreth 1.700 metra në largësi të bregut. Kutia është gjetur rreth 17 metra në thellësi të detit. Ajo do të dërgohet sa më parë në Moskë për të kryer ekzaminimet e nevojshme.
Në deklaratë thuhet se në të njëjtin vend janë gjetur edhe pjesë të tjera të avionit dhe se kërkimet ende janë duke vazhduar. Gjatë operacioneve të kërkimit janë gjetur edhe 12 trupa të tjerë të pajetë.
Avioni rus i tipit Tu-154 u nis nga Moska dhe pasi është furnizuar në Soçi me lëndë djegëse ka vazhduar rrugën drejt Sirisë. Avioni kishte në bord një ekip i cili do të jepte koncert në bazën ushtarake ruse në Siri, Himejmim.