Sinan Uslu
27 Dhjetor 2016•Përditësim: 27 Dhjetor 2016
ANKARA (AA) - Në kuadër të operacionit "Mburoja e Eufratit" janë shkatërruar 158 objektiva të organizatës terroriste DEASH në rajonin El Bab të Sirisë si dhe janë neutralizuar 13 terroristë, raporton Anadolu Agency (AA).
Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) bëjnë të ditur se vazhdon operacioni i nisur në veri të Sirisë më 24 gusht me qëllim rritjen e sigurisë kufitare dhe eliminimin e kërcënimeve të organizatave terroriste kryesisht të DEASH-it si dhe për të ofruar mbështetje ndaj forcave të koalicionit.
Në ditën e 126-të të operacionit me mbështetjen intensive nga toka dhe ajri për grupet e forcave speciale të përbërë nga elementët opozitarë vazhdojnë punimet për marrjen nën kotroll të rajonit El Bab.
Gjatë konflikteve vihet në dukje se kanë rënë dëshmorë 2 opozitarë, një tjetër është plagousr si dhe janë neutrailuzar 13 terroristë të DEASH-it.
Gjithashtu bëhet e ditur se në kuadër të ofensivës janë goditur 158 objektiva të organizatës terroriste DEASH duke përfshirë qendra të kontrollit dhe vendstrehime ndërsa janë shkatërruar dhe nxjerrë jashtë përdorimit disa automjete me armë të montuara.
Në rajonet e pastruara nga organizata terroriste DEASH, njësitë e zbulimit dhe asgjësimit të eksplozivëve që nga fillimi i operacionit e deri më tani kanë neutralizuar 2.387 bomba artizanale dhe 42 mina.