Kemal Karadağ
14 Gusht 2019•Përditësim: 19 Gusht 2019
Gjatë operacionit të mbështetur nga ajri, i realizuar nga komanda e xhandarmërisë në qytetin Kars të Turqisë janë neutralizuar tre terroristë të armatosur, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas njoftimin të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Turqisë, komanda e xhandarmërisë në Kars kreu operacion kundër terroristëve në vendin Madur, që gjendet në rajonin Kağızman në Kars.
Më tej thuhet se në kuadër të këtij operacioni, që është mbështetur nga ajri, janë neutralizuar tre terroristë.
Sipas njoftimit, operacionet në këtë rajon ende janë në rrjedhë.