Turqia

Zona e sigurt në Siri, mjetet pa pilot të Turqisë fillojnë aktivitetet

"Mjetet tona ajrore pa pilot kanë filluar të zhvillojnë aktivitete", njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Turqisë

Kemal Karadağ  | 14.08.2019 - Përdıtësım : 15.08.2019
Zona e sigurt në Siri, mjetet pa pilot të Turqisë fillojnë aktivitetet

Ankara

Mjetet ajrore pa pilot të Turqisë kanë filluar të zhvillojnë aktivitetet në kuadër të punimeve për vendosjen e zonës së sigurt në veri të Sirisë, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Turqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e bërë nga ministria janë dhënë informacione në lidhje me zonën e sigurt që planifikohet të vendoset në veri të Sirisë në koordinim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).

"Vazhdojnë punimet në lidhje me aktivizimin e Qendrës së Përbashkët Operative që do të themelohet në Şanlıurfa në kuadër të zonës së sigurisë që planifikohet të vendoset në veri të Sirisë në koordinim me SHBA-të. Mjetet tona ajrore pa pilot kanë filluar të zhvillojnë aktivitete", thuhet nga ministria.

Bisedimet mes zyrtarëve të të dyja vendeve për themelimin e Qendrës së Përbashkët Operative u zhvilluan mes datave 5-7 gusht.

Në bisedime është arritur marrëveshje që masat që do të merren në fazë të parë për eliminimin e shqetësimeve të sigurisë së Turqisë të zbatohen sa më shpejt, në këtë kuadër në një kohë sa më të shpejt të krijohet edhe Qendra e Përbashkët Operative në Turqi për vendosjen e zonës së sigurt në veri të Sirisë, të koordinuar dhe menaxhuar bashkërisht.

Zyrtarët ushtarakë turq dhe amerikanë gjithashtu kanë rënë dakord që zona e sigurt të jetë një korridor i paqes dhe të merren të gjitha llojet e hapave shtesë që sirianët e zhvendosur të kthehen në vendet e tyre.

Turqia pret formimin e një zone të sigurt prej 32 kilometrash në veri të Sirisë dhe ka theksuar se dëshiron që grupi terrorist YPG/PKK të pastrohet në rajon.

YPG/PKK është dega siriane e grupit terrorist PKK, e cila për mbi 30 vite ka qenë përgjegjëse për vdekjen e rreth 40 mijë personave në Turqi, përfshirë shumë fëmijë, gra dhe foshnje.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.