Durmuş Koçak
02 Maj 2016•Përditësim: 02 Maj 2016
ANKARA (AA) - Me goditjen e pozicioneve të DAESH-it në rajonin Tughali të Sirisë me bateri raketash dhe armë artilerike janë neutralizuar 34 terroristë, raporton Anadolu Agency (AA).
Ndërsa pas shkatërrimit të pozicioneve të caktuara nga ana e 4 fluturakeve pa pilot të nisur nga baza Inxhirlik u neutralizuan 29 pjesëtarë të organizatës terroriste DAESH.
Sipas informacioneve të marra nga burimet e sigurisë, dje, pas sulmit të dytë me raketa ndaj qytetit Kilis të Turqisë nga ana e DAESH-it, forcat turke kanë goditur pozicionet e organizatës terroriste në rajonin Tughali, i cili ndodhet përballë stacionit kufitar Oncu.
Të paktën 25 terroristë të DAESH-it të cilët ndodhen në pozicionet janë neutralizuar dhe 6 automjete janë shkatërruar. Së bashku me 9 terroristë të neutralizuar dje, numri i terroristëve të vrarë u rritet në 34.