Barış Gündoğan
27 Nëntor 2018•Përditësim: 27 Nëntor 2018
ANKARA (AA) - Forcat e Armatosura Turke (TSK) kanë neutralizuar katër terroristë përmes operacioneve ajrore në rajonet Zap dhe Metina në veri të Irakut, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një njoftim në rrjetin social Twitter, TSK njofton se në operacionet e kryera dje dhe sot në rajonet Zap dhe Metina në veri të Irakut janë neutralizuar katër terroristë që po përgatisnin sulme ndaj bazave turke.
Gjatë operacioneve janë shkatërruar strehimore dhe depo armësh që u përkisnin terroristëve.
Autoritetet turke shpesh përdorin fjalën "neutralizim" në deklaratat e tyre për të nënkuptuar se terroristët janë dorëzuar, vrarë ose janë kapur.