Fırat Taşdemir
15 qershor 2023•Përditësim: 15 qershor 2023
Ministria e Mbrojtjes e Türkiyes ka njoftuar se Forcat e Armatosura Turke kanë neutralizuar 16 terroristë të përcaktuar në rajonet Tal Rifat dhe Munbixh në veri të Sirisë, transmeton Anadolu.
Në një njoftim nga ministria theksohet se ushtarët turq vazhdojnë të shkatërrojnë strehimoret e terroristëve të cilët kryejnë sulme.
"Duke shkatërruar objektivat terroriste në rajonin Tal Rifat dhe Munbixh, Forcat e Armatosura Turke neutralizuan edhe 16 terroristë të tjerë. Numri i terroristëve të neutralizuar në rajon u rrit në 57", njoftoi ministria turke.