Enes Kaplan
24 Prill 2019•Përditësim: 24 Prill 2019
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, i ka shprehur ngushëllime homologun të tij nga Sri Lanka, Maithripala Sirisena, për sulmet terroriste të së dielës së Pashkëve, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas burimeve presidenciale, presidenti Erdoğan i përcolli ngushëllime homologut të tij nga Sri Lanka në një bisedë telefonike.
Në të dielën e Pashkëve, tetë shpërthime shënjestruan vende të ndryshme brenda dhe jashtë kryeqytetit të Sri Lankës, Kolombo.
Sulmet goditën kishat në qytetet Kochchikafe, Negombo dhe Battacaloa, si dhe hotelet Kingsbury, Cinnamon Grand dhe Shangri La, ku humbën jetën të paktën 359 persona.