Burak Bir
24 Prill 2019•Përditësim: 25 Prill 2019
Shefi i Mbrojtjes, Hulusi Akar dhe kryediplomati i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, janë takuar në Ankara për të diskutuar mbi sigurinë rajonale dhe marrëdhëniet e jashtme, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur se në një takim vlerësimi mes delegacioneve, Akar dhe Çavuşoğlu trajtuan zhvillimet e fundit në Detit Egje dhe Mesdheun Lindor, si dhe në veçanti në zonën e sigurt të propozuar në Siri.
Në muajin dhjetor, presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, njoftoi tërheqjen e trupave amerikane nga Siria, megjithatë që atëherë Washingtoni është tërhequr dhe në muajin shkurt tha se disa qindra trupa do të mbeten për përpjekjet paqeruajtëse dhe për të krijuar zonën e sigurt.
SHBA po ashtu ka përmendur se zona e sigurt nuk do të përfshinte YPG-në, degën siriane të oganizatës terroriste të PKK-së.
Në takim po ashtu morën pjesë zyrtarë të lartë turq, duke përfshirë shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Yaşar Güler, komandanti i Forcave Tokësore, Ümit Dündar, komandanti i Forcave Detare, Adnan Özbal, komandanti i Forcave Ajrore, Hasan Küçükakyüz, si dhe zv/ministrat e jashtëm Sedat Önal dhe Yavuz Selim.
Takimi përsëriti qëndrimin e fuqishëm në mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të Turqisë.