Cemil Oksuz,Ilkay Guder
03 mars 2016•Përditësim: 04 mars 2016
KONAKRI (AA) - Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, në kuadër të turit të vizitave në vendet e Afrikës Perëndimore ka mbërritur në Guine, raporton Anadolu Agency (AA).
Presidenti Erdoğan në aeroportin "Konakri" është pritur me një ceremoni zyrtare nga Preisdenti i Guinesë, Alpha Conde dhe nga ambasadorja e Turqisë në Konakri, Nur Sağman si dhe nga zyrtarë të tjerë.
Erdoğan ka mbërritur në Republikën e Guinesë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Emine Erdoğan, ministri i Jashtëm turk, Mevlüt Çavuşoğlu, ministri i Mbrojtjes Kombëtare, İsmet Yılmaz, ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Urban, Fatma Güldemet Sarı, ministri i Ekonomisë, Mustafa Elitaş, si dhe nga zëdhënësi dhe zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i Presidencës, İbrahim Kalın.