Andaç Hongur
23 Maj 2016•Përditësim: 23 Maj 2016
STAMBOLL (AA) - Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në kuadër të Samitit Humanitar Botëror është takuar sot me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon, raporton Anadolu Agency (AA).
Erdoğan dhe Ban Ki-moon kanë patur një takim kokë më kokë pas pjesëmarrjes në takimin e 1-rë të tryezës së rrumbullakët të nivelit të lartë me temë "Lidershipi politik për të parandaluar dhe për të përfunduar konfliktet", i cili mbahet në Samitin Humanitar Botëror që zhvillohet në Qendrën e Kongreseve Stamboll.
Takimi i cili ka zgjatur afërsisht gjysmë ore është mbajtur me dyer të mbyllura për mediat.
Presidenti Erdoğan ka pritur në një takim edhe Kryeministrin e Holandës, Mark Rutte, i cili është mbajtur pa praninë e mediave dhe ka zgjatur afërsisht 30 minuta.
Në kuadër të këtij samiti Erdoğan ka patur një takim edhe me Kancelaren gjermane, Angela Merkel ku takimi ka zgjatur afërsisht 1 orë pa praninë e mediave.