Turqia

Erdoğan: Përditësimi i NATO-s, i pashmangshëm

Erdoğan, para nisjes në Londër për të marrë pjesë në Samitin e Liderëve të NATO-s, mbajti një konferencë për media në Aeroportin Esenboğa në Ankara

Yıldız Aktaş   | 03.12.2019
Erdoğan: Përditësimi i NATO-s, i pashmangshëm ( Metin Aktas - Anadolu Agency )

Ankara

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, tha se është e pashmangshme që NATO ta përditësojë veten në drejtim të prioriteteve të kërcënimeve të sotme, raporton Anadolu Agency (AA).

Erdoğan, para nisjes në Londër për të marrë pjesë në Samitin e Liderëve të NATO-s, mbajti një konferencë për media në Aeroportin Esenboğa në Ankara.

Ai theksoi se është detyrim që me të gjitha shtetet anëtare të realizohet një ndryshim që do të mundësonte një qëndirm parimor dhe të vendosur kundër organizatave terroriste.

"Shtetet anëtare, në vend që të kërkojnë alternativë, presim që të jenë brenda punimeve që do ta përforcojnë edhe më shumë NATO-n kundër kërcënimeve të përbashkëta", tha Erdoğan.

Presidenti turk gjithashtu foli edhe për luftën e vendit të tij kundër organizatës terroriste DEASH.

"Jemi i vetmi shtet që ka luftuar ballë për ballë me DEASH-in dhe e ka shpartalluar organizatën terroriste", u shpreh ai.

"Edhe pse disa vende me qëllime dashakeqe përpiqen ta lënë nën hije anëtarësimin e vendit tonë në NATO, vendi dhe qëndrimi ynë është i qartë", tha Erdoğan, duke iu përgjigjur pretendimeve ndaj Turqisë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın