Turqia

Anadolu Agency (AA) boton librin “Lufta e Turqisë kundër DEASH-it”

I përgatitur nga mbledhja e transmetimeve të lajmeve të AA-së, libri mbulon shfaqjen e DEASH-it, zgjerimin, ekzekutimet dhe sulmet terroriste globale

Erdoğan Çağatay Zontur  | 02.12.2019 - Përdıtësım : 04.12.2019
Anadolu Agency (AA) boton librin “Lufta e Turqisë kundër DEASH-it”

Ankara

Anadolu Agency (AA) ka botuar një libër që tregon mbi operacionet turke kundër grupit terrorist DEASH.

I përgatitur nga mbledhja e transmetimeve të lajmeve të AA-së, libri mbulon shfaqjen e DEASH-it, zgjerimin, ekzekutimet dhe sulmet terroriste globale.

Ai po ashtu thekson operacionet kundër-terroriste të Turqisë brenda dhe jashtë vendit për të eleminuar DEASH-in.

Drejtori i përgjithshëm i AA-së, Şenol Kazancı, në parathënien e librit ka shkruar se Turqia kishte “ekspozimin maksimal ndaj kërcënimit të DEASH-it, duke e pasur Sirinë dhe Irakun si fqinjë dhe rrugë ushtarake e Luftëtarëve Terroristë të Huaj të vendosur në territorin e tyre”.

“Turqia, e paraqitur si shembull për botën muslimane nga shumë njerëz, shpesh herë është shënjestruar nga grupi terrorist, i cili merr fuqinë e tij nga përdorimi i fesë”, ka theksuar Kazancı.

Më tej, Kazancı ka shkruar se me hapat e saja të ndërmarra kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare Turqia po ashtu ka qenë “një nga kontribuesit më efektivë në luftën kundër luftëtarëve terroristë të huaj, të cilët kryesisht ishin të lidhur me grupin terrorist DEASH”.

Që nga njohja e DEASH-it si grup terrorist në vitin 2013, Turqia është sulmuar nga terroristët shumë herë, sulme ku jetën e kanë humbur 315 persona dhe qindra të tjerë janë plagosur.

Në përgjigje të sulmeve, Turqia filloi operacione kundër-terroriste brenda dhe jashtë vendit, duke neutralizuar 3.500 terroristë të DEASH-it dhe duke arrestuar 5.500 prej tyre.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.