Turqia

Erdoğan dhe Johnson diskutojnë konfliktin Azerbajxhan-Armeni

Liderët e Turqisë dhe Britanisë në bisedën telefonike gjithashtu diskutuan edhe rreth Mesdheut Lindor

Faruk Zorlu, Gözde Bayar  | 28.09.2020 - Përdıtësım : 29.09.2020
Erdoğan dhe Johnson diskutojnë konfliktin Azerbajxhan-Armeni

Ankara

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe kryeministri britanik Boris Johnson zhvilluan sot në një bisedë telefonike ku diskutuan disa çështje, përfshirë konfliktin Azerbajxhan-Armeni dhe Mesdheun Lindor, transmeton Anadolu Agency (AA).

"Armenia duhet të tërhiqet nga territoret që pushtoi në dhe përreth Malësisë së Karabakut për paqen dhe stabilitetin në rajon", tha Erdoğan, sipas Drejtorisë së Komunikimit të Turqisë.

Përleshjet kufitare shpërthyen dje në mëngjes kur forcat armene shënjestruan vendbanimet civile të Azerbajxhanit dhe pozicionet ushtarake në rajonin e okupuar.

Duke iu referuar marrëdhënieve dypalëshe dhe zhvillimeve rajonale, Erdoğan i tha Boris Johnsonit se Turqia dhe Mbretëria e Bashkuar kanë interes të përbashkët që Britania të shfaqë një qëndrim të ekuilibruar dhe të paanshëm ndaj Mesdheut Lindor, duke mbështetur dialogun dhe bashkëpunimin.

Tensionet kohët e fundit janë përshkallëzuar për çështjen e kërkimeve të energjisë në Mesdheun Lindor.

Greqia ka kontestuar aktivitetet aktuale kërkuese të energjisë së Turqisë në Mesdheun Lindor, duke u përpjekur të bllokojë territorin detar turk bazuar në ishuj të vegjël pranë bregdetit turk.

Turqia, vendi me vijën më të gjatë bregdetare në Mesdhe, ka dërguar anije për të eksploruar për energji në shelfin e saj kontinental, duke përmendur se Ankaraja dhe Republika Turke e Qipros Veriore (TRNC) kanë të drejta në rajon.

Për të ulur tensionet, Turqia ka bërë thirrje për dialog për të siguruar ndarjen e drejtë të burimeve të rajonit.

Duke përsëritur vendosmërinë e tyre për të rritur tregtinë dhe investimet dhe për të arritur objektivin e 20 miliardë dollarëve të shkëmbimit tregtar, të dy udhëheqësit ranë gjithashtu dakord për të forcuar bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın