Turqia

Forcat turke neutralizojnë 4 terroristë të PKK-së në veri të Irakut

Ministria e Mbrojtjes së Turqisë tha se terroristët u shënjestruan në sulmet ajrore në rajonet Haftanin dhe Metina

Faruk Zorlu  | 28.09.2020 - Përdıtësım : 28.09.2020
Forcat turke neutralizojnë 4 terroristë të PKK-së në veri të Irakut

Ankara

Ministria e Mbrojtjes së Turqisë njoftoi se të paktën 4 terroristë të PKK-së janë neutralizuar në veri të Irakut, transmeton Anadolu Agency (AA).

Dy nga terroristët u neutralizuan në sulmet ajrore në Haftanin dhe të tjerët në rajonin Metina si pjesë e operacionit "Kthetra-Tigri", tha ministria në Twitter.

Operacioni i Turqisë, "Kthetra-Tigër" dhe "Kthetra-Shqiponja" filluan në qershor për të garantuar sigurinë e turqve dhe kufijve duke neutralizuar kërcënimet që vijnë nga PKK dhe grupet tjera terroriste, të cilat shpesh përdorin veriun e Irakut për të planifikuar sulme ndërkufitare.

Autoritetet turke shpesh përdorin fjalën "neutralizim" në deklaratat e tyre për të nënkuptuar se terroristët në fjalë janë dorëzuar, vranë ose janë kapur.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK e renditur si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40 mijë njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnja.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın