ANKARA (AA) - Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Kryeministrin e Malajzisë Necip Tun Abdürrezzak në lidhje me dërgimin e nedihmave ndaj emigrantëve nga Rohingya dhe Bangladeshi të cilët ndodhen të ngujuar në detë të hapur, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve nga burimet e presidencës theksohet se Erdoğan, para vizitës së tij që do të kryejë sot në Bosnjë dhe Hercegovinë ka kryer një bisedë telefonike me Kryeministrin e Malajzisë Necip Tun Abdürrezzak ku janë diskutuar çështjet e emigracionit dhe kryesisht për dërgimin e ndihmave humanitare ndaj mijëra emigrantëve nga Rohingya dhe Bangladeshi të cilët janë bllokuar në detin Andaman
Erdoğan ka shprehur se Turqia është e gatshme për të bërë pjesën e saj në lidhje me ndihmat humanitare ndaj këtyre njerëzve dhe gjithashtu ka rikujtuar se Turqia është e angazhuar të kontribojë me 1 milionë dollarë ndaj Organizatës Ndërkombëtare për Migrim (IOM) dhe Komisionerit të Lartë të OKB për Refugjatët (UNHCR) në mbështetje të aktiviteteve të ndihmave humanitare.
Erdoğan duke theksuar se është e rëndësishme të dërgohen ndihma humanitare ndaj këtyre njerëzve që ndodhen në detë të hapur dhe se është e rëndësishme edhe mbështetja e tyre pasi ato të zbresin në tokë dhe në lidhje me këtë çështje ai ka vlerësuar punimet e kryera nga Indonezia, Malajzia dhe Tajlanda si dhe vendet e rajonit përreth.