BURSA (AA) - Si pasojë e një sulmi të armatosur ndaj Cüneyt Yıldız, Kryetarit të Bashkisë së qytezës Gürsu në qytetin Bursa të Turqisë një polic bashkiak është shpallur në kërkim, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra theksohet se pas sulmit të kryer në zyrën e Yıldız i cili është plagosur në kokë, mësohet se autori pretendohet se ka qenë polici bashkiak Fevzi B i cili është në kërkim nga policia. Gjithashtu theksohet se Fevzi B pas ngjarjes është larguar me një mjet ngjyrë të zezë dhe se policia ka marrë të gjitha masat duke bllokuar të gjitha daljet e qytetit për kapjen e tij.
Gjendja shëndetësore e Yıldız i plagosur në kokë është ende e rëndë dhe momentalisht ai është nën kujdesin intensiv të mjekëve.
Gjithashtu mësohet se gjatë sulmit është plagosur edhe Shoferi i tij Yener Şimşek dhe se ai është dërguar menjëherë në spital pas ngjarjes.
Ndërsa në anën tjetër mëshohet se Ministri i shëndetësisë Mehmet Müezzinoğlu që ndodhej për takime në afërsi të rajonit ku ka ndodhur ngjarja ai ka pezlluar të gjitha takimet dhe është nisur drejt spitalit ku ndodhet Kryertai i Bashkisë Cüneyt Yıldız.