Turqia

Erdoğan bisedë telefonike me presidentin e Azerbajxhanit, Aliyev

Erdoğan tha se fitorja e Malësisë së Karabakut që Azerbajxhani arriti me një luftë të madhe në kauzën e drejtë ka sjellë mundësi të reja në emër të paqes dhe stabilitetit të rajonit

Berk Özkan   | 16.01.2021
Erdoğan bisedë telefonike me presidentin e Azerbajxhanit, Aliyev

Stamboll

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan zhvilloi bisedë telefonike me presidentin e Azerbajxhanit, İlham Aliyev, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Kryesia e komunikimeve të Presidencës thuhet se në bisedë u diskutuan marrëdhëniet Turqi-Azerbajxhan dhe zhvillimet rajonale.

Erdoğan në bisedë vuri në dukje se fitorja e Malësisë së Karabakut që Azerbajxhani arriti me një luftë të madhe në kauzën e drejtë ka sjellë mundësi të reja në emër të paqes dhe stabilitetit të rajonit. Ai theksoi se Turqia edhe në këtë periudhë të re do të vazhdojë kontributin dhe mbështetjen e saj në të gjitha fushat për Azerbajxhanin.

Presidenti Erdoğan shprehu kënaqësinë që Azerbajxhani ka filluar punimet e riparimit dhe ndërtimit në Malësinë e Karabakut që u çlirua nga pushtimi i Armenisë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın