Tuğrul Çam
20 Mars 2018•Përditësim: 21 Mars 2018
ANKARA (AA) - Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, tha se vendi i tij nuk do të lejojë plaçkitje dhe trajtim jonjerëzor në rajonin e Afrinit, ku forcat turke janë duke realizuar operacionin antiterrorist "Dega e Ullirit", raporton Anadolu Agency (AA).
"Jemi të ndjeshëm për sa i përket plaçkitjes dhe trajtimit jonjerëzor. Nuk i lejojmë këto gjëra", tha Çavuşoğlu në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun e tij nga Qiproja Turke Kudret Özersay në Ankara.
Shefi i diplomacisë turke tha po ashtu se gjatë zhvillimit të operacionit, në Afrin nuk ka ndodhur shkatërrim serioz dhe bombardime sikur në Gutën Lindore, Raka dhe Mosul, duke shtuar se Turqia ka zhvilluar një operacion me kujdes dhe në mënyrë të përpiktë.
Ai po ashtu tha se janë kujdesur që asnjë civil të mos dëmtohet dhe se civilët në Afrin janë të lumtur nga prania e ushtarëve turq.
Të dielën, trupat turke dhe luftëtarët e Ushtrisë së Lirë Siriane çliruan qendrën e qytetit të Afrinit - zona kryesore urbane në rajonin me po të njëjtin emër - nga terroristët e YPG/PKK-së në kuadër të operacionit "Dega e Ullirit", i cili filloi më 20 janar.