Tevfik Durul
22 Prill 2020•Përditësim: 22 Prill 2020
Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu mori pjesë në mbledhjen e jashtëzakonshme të Komitetit Ekzekutiv të Organizatës së Bashkëpunimit Islam (OBI) nëpërmjet video-konferencës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Çavuşoğlu, në lidhje me mbledhjen që u zhvillua me thirrjen e Turqisë në nivel të ministrave të Jashtëm publikoi një postim.
"Në mbledhjen e jashtëzakonshme të Komitetit Ekzekutiv të OBI-t e zhvilluar nëpërmjet video-konferencës me iniciativën e vendit tonë, trajtuam luftën kundër COVID-19. Vlerësuam hapat e përbashkëta që mund të hidhen për të luftuar në mënyrë më efektive pandeminë", shkroi ai.