Meltem Bulur
08 Nëntor 2016•Përditësim: 08 Nëntor 2016
ANKARA (AA) - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu është takuar sot në Ankara me homologun e tij të Bosnjë Hercegovinës, Igor Crnadak. Pas takimit dy homologët kanë zhvilluar një konferencë të përbashkët për shtyp, raporton Anadolu Agency (AA).
Në fjalën e tij shefi i diplomacisë turke, në lidhje me operacionin për qytetin e Rakës ka deklaruar se qëndrimi i Turqisë është i qartë që në fillim dhe se është e nevojshme të përcaktohet një strategji për fazën pas çlirimit të këtij qyteti.
Duke theksuar se hyrja e grupeve terroriste në Raka është e gabuar, Çavuşoğlu ka thënë se këtë gjë po mundohen të ja shpjegojnë të gjithëve dhe në veçanti SHBA-së.
Ministri Çavuşoğlu është shprehur më tej se "SHBA ka thënë se në rrethimin e Rakës mund të luaj rol YPG dhe forcat demokratike. Në vizitën e fundit, Shefi i Shtabit të Forcave të Bashkuara të SHBA-së, Joseph Donford, u shpreh se ata do të marrin pjesë vetëm në rrethimin e Rakës si dhe theksoi gjithashtu që kategorikisht nuk do të futen në këtë qytet. Shpresojmë që kjo gjë të jetë kështu. Normalisht që presim gjithmonë që partnerët tanë të mbajnë fjalën. Ne si Turqi po e mbajmë fjalën e dhënë deri në fund. Fjala e dhënë për Munbiçin ende nuk është plotësuar. Si rrjedhojë për shkak të kësaj edhe pse kemi një marrëveshje jemi të detyruar të veprojmë të matur dhe të marrim masat e nevojshme. Në praktikë një ndërhyrje me forcat vendore në bashkërendim me forcat speciale të koalicionit mund të jetë e suksesshme në Raka. Ndërsa mbështetja e një organizate terroriste si YPG që të hyjë në këtë qytet mund të çojë në ndihmën e popullit ndaj DEASH-it, pasi detyroni popullin të zgjedhë mes dy dyjave."
"SHBA thotë se nuk i ka dhënë armë YPG-së, por ne e dimë që në Kobani SHBA-ja ka dërguar armë deri më tani. Një pjesë e këtyre armëve kanë kaluar në Turqi tek organizata terroriste PKK. Normalisht që mes PKK-së dhe YPG-së nuk ka asnjë ndryshim. Askush të mos mundohet të na thotë të kundërtën, pasi këtë të vërtetë ne e dimë. Për këtë arsye dhënia e armëve nga ana e SHBA-së organizatës terroriste YPG është e gabuar. Kemi dhënë një mesazh në mënyrë që SHBA-ja të mos vazhdojë të ndihmojë me armë këtë organizatë, gjatë vizitës së Dunforfd", është shprehur Çavuşoğlu.
"Nuk është rastësi që të gjithë terroristët zgjedhin Gjermaninë"
Çavuşoğlu duke theksuar se tensionet me Gjermaninë nuk kanë të bëjnë me dialogun me homologun e tij gjerman, Frank-Walter Steinmeier, ka shtuar se Gjermania për fat të keq nuk ka qenë pranë Turqisë, por pranë atyre që janë kundër Turqisë.
Çavuşoğlu ka theksuar se deri më tani kanë kërkuar kthimin e mbi 4 mijë terroristëve nga Gjermania, por nuk është kthyer asnjë. Duke nënvizuar se organizata terroriste PKK mbledh para në qytete të ndryshme të Gjermanisë, ai ka pohuar gjithashtu se qeveria gjermane këtë gjë e di shumë mirë.
Shefi i diplomacisë turke duke treguar një rast ku Zvicra ka ekstraduar disa terroristë të organizatës DHKP-C, të cilët vazhdojnë me aktivitetin e tyre në Gjermani. "Nuk është rastësi që të gjithë terroristët të zgjedhin Gjermaninë. Tani edhe militantët e FETÖ-s po shkojnë në Gjermani. Shteti që ndihmon më shumë terroristët aktivistë në Turqi është Gjermania. Si rrjedhojë dhe ne reagojmë për këtë. Dhe nëse shikoni deklaratat e tyre tregohet qartë qëllimi i keq që kanë."
Ndërsa duke theksuar se me Steinmeier dialogu ende vazhdon, Çavuşoğlu në vijim tha: "Jemi duke punuar për ti dhënë një datë që të vizitojë Turqinë, por edhe ne në Turqi jemi shumë të zënë. Kemi shumë punë. Në diplomaci reciprocitetit është i rëndësishëm. Nëse një ministër kërkon të bisedojë në telefon atëherë duhet të shkojë në vendin e homologut të tij. Ky është rregulli i mirësjelljes. Kur kërkon të bisedojë në telefon duhet të presë ose të merret vesh për një kohë të përshtatshme të ministrit përballë. Por disa miq tanë perëndimorë kanë një perceptim të tillë si 'Ne jemi një shtet i madh, ne jemi gjithë kjo Gjermani, ne jemi ky, ne jemi ai. Për këtë arsye kur të dua unë të flas me ministrin turk flas'. Nuk një gjë të tillë. Edhe ne këtu nuk rrimë duarkryq. Edhe ne jemi me angazhime. Si rrjedhojë nëse do të takohet apo të flasë me mua duhet të gjejë një kohë të përshtatshme. Mund të gjendet një pikë e mesme. Tek miqtë tanë perëndimorë pikë së pari duhet të ndryshojë kjo logjikë. Normalisht që unë jam gati të takohem në çdo kusht dhe kohë me të, por duhet të dinë që jemi të barabartë, si dhe të tregojnë respekt. Pasi ne edhe në tema të cilat nuk gjejmë rrugën e përbashkët të paktën tregojmë respekt."