Tuğçenur Yılmaz
15 mars 2019•Përditësim: 15 mars 2019
Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, ka dënuar ashpër sulmin terrorist ndaj 2 xhamive në qytetin Christchurch të Zelandës së Re, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Mallkoj sulmin terrorist barbar të kryer ndaj dy xhamive në qytetin Christchurch në Zelandën e Re", ka thënë Çavuşoğlu në llogarinë e tij në Twitter.
"Allahu i mëshiroftë vëllezërit tanë që kanë humbur jetën në këtë sulm dhe u uroj shërim të shpejtë personave të plagosur. Në këtë sulm të pabesë kanë përgjegjësi në të njëjtin nivel jo vetëm autorët por edhe politikanët dhe mediat të cilat inkurajojnë anti-islamizëm dhe urrejtjen që po rritet si një ortek në perëndim", thekson Çavuşoğlu.