Volkan Kaşik
03 Mars 2017•Përditësim: 03 Mars 2017
MALATYA (AA) - Ministri i Drejtësisë të Republikës së Turqisë, Bekir Bozdağ në lidhje me anulimin e tubimit të mbrëmshëm në Gjermani, në të cilin ishte planifikuar të mbajë fjalim, ka porositur se në Gjermani përsëri po shfaqen sëmundjet e vjetra, dhe se ky vend duhet të shërohet prej tyre, raporton Anadolu Agency (AA).
Bozdağ foli në tubimin e mbajtur në qytetin lindor të Turqisë, Malatya, dhe me këtë rast komentoi zhvillimet aktuale, ndër të tjera, edhe anulimin e tubimit të mbrëmshëm në Gjermani, ku ishte planifikuar një fjalim i tij.
Sipas tij, veprimi të cilin mbrëmë e kanë marrë autoritetet gjermane është e papranueshme për Turqinë.
"Është shumë e qartë se bëhet fjalë për një vendim që është më i lartë nga komuna. Ky është një vendim skandaloz dhe një vendim që është në kundërshtim me mirësjelljen diplomatike", ka thënë Bozdağ, dhe theksoi se Gjermania nuk është një vend nga i cili Turqia mund të marrë mësime për demokracinë.
"Le të vështrojnë historinë e tyre. Vërejmë se rishfaqen sëmundjet e vjetra dhe le të merren me shërimin e këtyre sëmundjeve. Sepse, nëse nuk eliminoni këto sëmundje, frikohem se ata që sot në Gjermani nuk lejojnë ministrin turk të Drejtësisë të flasë, do të vijnë në një gjendje që vet ata nuk do të mund të flasin në territorin e tyre", tha ministri turk i Drejtësisë Bekir Bozdağ.
"Gjermania është bërë një strehë për anëtarët e PKK-së, FETO-s, DHKP-C-së, si dhe të gjithë të tjerëve që veprojnë kundër Turqisë. Puçistët dhe të gjithë ata që veprojnë kundër Turqisë arratisen atje", tha ai.
Ministri turk i Drejtësisë duhej të mbante një fjalim në Gaggenau në shtetin gjerman të Baden-Württembergut në tubimin e organizuar nga Unioni i Demokratëve Evropianë Turq (UETD). Por kjo nuk ndodhi, sepse takimi u shty nën pretekstin se "nuk kishte hyrje të mjaftueshme dhe hapësirë për parkim".