Turqia

Banka Qendrore e Turqisë uli normat e interesit me 200 pikë bazë

E njohur edhe si norma e riblerjes njëjavore, kjo normë u ul në 16 për qind nga 18 për qind

Tuba Şahin  | 21.10.2021 - Përdıtësım : 21.10.2021
Banka Qendrore e Turqisë uli normat e interesit me 200 pikë bazë

Ankara

Banka Qendrore e Turqisë uli normën e huave njëjavore me 200 pikë bazë, që është shumë mbi pritjet e tregut, transmeton Anadolu Agency (AA).

E njohur edhe si norma e riblerjes njëjavore, kjo normë u ul në 16 për qind nga 18 për qind, njoftoi banka në një deklaratë pas takimit të Komitetit të 10-të të Politikës Monetare këtë vit.

Javën e kaluar, midis 26 ekonomistëve të anketuar nga AA, gjashtë nuk prisnin asnjë ndryshim, ndërsa tetë parashikuan uljen e normës me 50 pikë bazë, një me 75 pikë bazë dhe 11 me 100 pikë bazë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.