Turqia

Albayrak: Turqia hyn në periudhën e ribalancit

"Niveli i inflacionit do të bie në 12 për qind deri në fund të vitit ndërsa në shifra njëshifrore në vitin 2020", ka thënë ministri turk i Financave, Berat Albayrak

Gökhan Ergöçün   | 08.11.2019
Albayrak: Turqia hyn në periudhën e ribalancit

Ordu

Indikatorët paraprak treegojnë se Turqia ka hyrë në një periudhë të fuqishme ribalanci, deklaroi mbrëmë ministri i Financave dhe Thesarit të Turqisë, Berat Albayrak, raporton Anadolu Agency (AA).

"Në 15 muajt e fundit, pasiqë Turqia u përball me tre sulme të mëdha ndaj monedhës së saj, ne morëm masa për ngritjen e ekonomisë", tha Albayrak në një takim me njerëzit e biznesit në provincën Ordu të Detit të Zi.

Sipas tij, këto sulme kishin për synim dobësimin e lirës turke kundrejt monedheve të tjera të mëdha (dollarit amerikan, paundit briatnik, euros) me qëllim të rritjes së nivelit të infalcionit dhe të shembjes së ekonomisë turke.

"Turqia doli më e fortë nga këto sulme dhe mori masa për të parandaluar situata të ngjashme në të ardhmen. Shkalla e inflacionit që arriti deri në 25 për qind vitin e kaluar, tani ka rënë për 8.55 për qind", potencoi Albayrak.

Ai tha se "inflacioni do të bie në 12 për qind, që është synimi ynë deri në fund të vitit ndërsa në vitin 2020 ai do të jetë njëshifror".

Më tej Albayrak shtoi se Turqia në muajin gusht shënoi bilancin pozitiv më të lartë të llogarisë rrjedhëse në historinë e saj me 5.1 miliardë dollarë.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın