Sarp Özer
08 Shkurt 2017•Përditësim: 08 Shkurt 2017
ANKARA (AA) – Njësite të Ushtrisë së Lirë Siriane me mbështetje të Forcave të Armatosura Turke (TSK) në ditën e 169-të të ofensivës “Mburoja e Eufratit” kanë çliruar lokalitete të rëndësishme strategjike në kodrat rreth qendrës së qytetit Al Bab, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas njoftimit nga Shtatmadhoria e Turqisë, ende është duke vazhduar operacioni i nisur më 24 gusht të vitit 2016 në veri të Sirisë i cili synon mënjanimin e rrezikut të kanosur nga organizatat terroriste me në krye DEASH-in, rritjen e sigurisë kufitare dhe mbështetjen ndaj forcave të koalicionit.
Në kuadër të operacionit të forcave speciale, është marrë kontrolli i një hapësire prej 1.910 kilometrash katrorë dhe lokacioni me 229 banorë.
Në ditën e 169-të të operacionit, njësitet e Komandës së Forcave Tokësore kanë goditur 189 objektiva të organizatës terroriste DEASH, me çka janë asgjësuar strehimore të përdorura nga terroristët, pozicione mbrojtëse dhe pika të komandës dhe kontrollit.
Ndërkaq, Komanda e Forcave Ajrore Turke ka ndërmarrë operacion ndaj 65 objektivave të DEASH-it. Gjatë operacionit ajror janë asgjësuar 58 ndërtesa të përdorura si strehimore, seli, pozicione, tre hyrje tunelesh, dy pika kontrolli dhe automjete me armë të montuara.
Avionët e koalicionit, ndërkohë, kanë organizuar shtatë operacione ajrore ndaj objektivave të organizatës terroriste DEASH në Al Bab, gjatë të cilave janë sjellë në gjendje të papërdorshme dhjetë ndërtesa në të cilat janë strehuar terroristë, hyrje tunelesh, pozicione mbrojtëse dhe automjete të mekanizuara.
Si rezultat i luftimeve dhe operacioneve ajrore, janë asgjësuar 58 terroristë.
Paraprakisht, Ushtria e Lirë Siriane e mbështetur nga TSK mori kontrollin e disa lokacioneve strategjike në kodrat përreth qytetit Al Bab si rezultat i një operacioni që filloi mbrëmë për marrjen e kontrollit në Al Bab. Ndërkaq, për marrjen e kontrollit të plotë të qytetit, janë duke vazhduar pa ndërprerje aktivitetet e detektimit dhe detonimit të mjeteve shpërthyese artizanale dhe minave.
Operacioni në fjalë thuhet se ka kontribuar në kthimin në trojet e tyre të sirianëve të cilët kanë ngelur të detyruar ta braktisin vendin e tyre. Po ashtu, është vënë në pah se operacioni është i rëndësishëm për ruajtjen e sigurisë kufitare të Turqisë. Ndërkaq, u theksua se ofensiva ka rëndësi për parandalimin e krijimit të korridorit të organizatës terroriste PKK/PYD/YPG në jug dhe parandalimin e vendosjes së terrorit në rajon.