A. Eda Ünlü Özen
22 Maj 2016•Përditësim: 22 Maj 2016
ANKARA (AA) - Kryetari i Përgjithshëm i AK Partisë dhe Kryeministri turk, Ahmet Davutoğlu, ka mbajtur një fjalim në Kongresin e 2-të të Jashtëzakonshëm të AK Partisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Ai gjatë fjalës së tij është shprehur se: "Ne besnikërinë e kemi mbajtur mbi çdo gjë. Vëllezërit e mi ne i japim lamtumirën pozitave, kolltukëve, por kurrë nuk i japim lamtumirën besnikërisë tonë, idealit tonë, nuk kthehemi kurrë dhe nuk i braktisim kurrë. Ne jemi në kërkim të virtyteve të përhershme dhe jo të rendit të ditës së përkohshme. Ne nuk devijojmë nga rruga jonë, nuk biem në kurthe dhe as nuk harrojmë horizontet tona, kauzat tona dhe ato që i kemi përzemër."
"Në këtë lëvizje askush nuk është i pazëvendësueshëm, por kjo lëvizje ka vlera dhe parime të cilat nuk ka hequr dhe nuk do të heqë dorë. AK Partia nuk ka qenë dhe nuk do të jetë asnjëherë një parti e satirikës, apo e ndonjë grupi, bashkësie. AK Partia ka qenë gjithmonë një pjesë e popullit tonë, një pjesë e Turqisë dhe ashtu do të vazhdojë të jetë", - u shpreh Davutoğlu.