Izzet Taskiran
22 Maj 2016•Përditësim: 22 Maj 2016
STAMBOLL (AA) – Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov dhe ai i Malit të Zi, Filip Vuajanoviç kanë mbërritur në Stamboll ku do të marrin pjesë në Samitin Botëror Humanitar i cili mbahet në datat 23 dhe 24 maj, raporton Anadolu Agency (AA).
Ivanov dhe Vuajanoviç në aeroportin "Ataturk" janë pritur nga zyrtarë shtetëror të Turqisë.

Në kohën e lëvizjeve të mëdha migratore në botë, ku sipas Kombeve të Bashkuara vetëm Turqia ka strehuar tre milionë refugjatë, më 23 maj do të fillojë Samiti i parë Botëror Humanitar, ku në Stamboll kanë filluar të mbërrijnë liderë nga vende të ndryshme të botës si dhe përfaqësues të organizatave të ndryshme.
Samiti mbahet më datat 23 dhe 24 maj dhe paraqet një përpjekje për të eliminuar vuajtjet e njerëzve të shkaktuara nga katastrofat natyrore dhe konfliktet e armatosura, më të mëdhatë pas Luftës së Dytë Botërore.
Numri i personave të zhvendosur në nivel botëror ka arritur në 60 milionë, ndërsa për çdo vit rreth 218 milionë njerëz preken nga fatkeqësitë natyrore të cilat bashkë, ekonomisë botërore i shkaktojnë dëm në vlerë prej 300 miliardë dollarë.